Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane, Queens, iftar me imamët dhe besimtarët shqiptarë të Nju Jorkut

Nga Beqir Sina

Në lagjen Glendale – Queens, New York, natën e 13 të muajit të shenjtë të Ramazanit, është shtuar një iftar i madh nga Xhamia “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Imamët Muhamet Osmani, Roland Çinari,Prof. Elez Osmani si dhe Imamët e qendrës Jusuf Bouli e Edin Gjoni

Në këtë iftar të shtruar nga Xhamia “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, morën pjesë edhe dhjetra besimtarë Muslimanë nga Kraja dhe zona e Tivarit, dhe besimtarë të tjer shqiptar, që jetojnë në zonën e New Yorkut, e Nju Xhersit.

Në këtë iftar ligjeratat e Ramazanit i mbajtën Imamët Muhamet Osmani, Roland Çinari,Prof. Elez Osmani si dhe Imam Jusuf Bouli .

Faljen e këtij Iftari e mbajti Imam Ef. Edin Gjoni, i cili njëhereshit, është dhe Krye/Imami i Xhamisë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York, një nga lagjet ku më së shumti jetojnë shqiptarët musliman që vijnë nga këto treva, në Mal të Zi, ( Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, dhe Plava e Gucia).

Në këtë Iftar morën pjesë dhjetra besimtarë musliman të cilët mbasi kryen faljen u drejtuan te tryezat e shtruara, dhe mbushur plot me ushqime, ëmbëlsira dhe fruta të ndryshme.
Më pas ata duke pritur çastin e këndimit të ezanit të akshamit, pas të cilit ishin edhe lutjet dhe urimet drejtuar njëri-tjetrit për një agjërim të pranuar dhe iftar të këndshëm ishin të pranishme te çdo besimtar.

Ajo që binte në sy dukshëm ishte vullneti, gëzimi dhe dëshira e mirë e këtyre besimtarve, të cilët shfaqen tepër të entuziazmuar, të shijonin këtë vakt iftari në shoqërinë e mysafirve të nderuar nga Xhamia shqiptare në Garfield New Jersey, Xhamia Staten Island dhe Xhamia më e vjetër shqiptare në Amerikë, ajo në Brooklyn.

Imam Ef. Edin Gjoni, i cili njëhereshit, është dhe Krye/Imami i Xhamisë “Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane”, në lagjen Glendale – Queens, New York,, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, theksoi se kjo Xhami duke bashkëpunuar edhe me xhamit shqiptare simotra në zonën e Tri-Shteshit, ka shtruar dhe do të vazhdojë të shtrojë iftare, gjatë gjithë muajit të agjerimit, në bashkëpunim me besimatrët musliman, me qëllim që muaji i Ramazanit të përjetohet nga i madh e i vogël.

Ai për këtë falënderoi anëtarët e Këshillit të Xhamisë, kryetarin, sekretarin, dhe vullnetarët e besimtarët e ndryshëm, që pothuajse për çdo natë shtrojnë nga nji iftar, dhe e bëjnë këtë dhuratë të çmuar, që sipas tij i kontribuon gjallërimit të jetës fetare në Ramazan, edhe në mesin e besimtarve shqiptar musliman, duke luajtur kështu edhe një rol të madh në rritjen dhe forcimin e frymës vëllazërore në mesin e të gjithë këtyre besimtarve .

Nga data 16 Maj , të gjithë besimtarët myslimanë nisën muajin e madhërishëm të agjërimit – 30 ditët e Ramzanit i cili përfundon më 14 Qershor të miajit të ardheshëm. Sot, është dita e 14 e Ramazanit, njëra nga festat më të rëndësishme myslimane. Ky muaj i shenjtë është periudha kur besimtarët myslimanë agjërojnë që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.
Sipas besimtarëve, Ramazani është muaji i dijes, i mësimit, sepse në këtë muaj njerëzit mblidhen më shumë nëpër xhamia ku dëgjojnë nga dijetarët e fesë islame të flasin për të, duke e lidhur predikimin e tyre me të gjitha drejtimet e jetës.

Sipas besimtarëve, Ramazani është muaji i dijes, i mësimit, sepse në këtë muaj njerëzit mblidhen më shumë nëpër xhamia ku dëgjojnë nga dijetarët e fesë islame të flasin për të, duke e lidhur predikimin e tyre me të gjitha drejtimet e jetës.
Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë. Pas përfundimit të tij është festa e Bajramit të Madh.

Comment

*