Qeveria e Kosovës dorëzohet para presionit të Listës Serbe

Prishtinë, 8 nëntor 2018 – Qeveria e Kosovës është dorëzuar para presionit të Listës Serbe, e cila e kundërshton procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se “Lux lokali” dhe asetet e tjera shoqërore brenda juridiksionit të komunave serbe i është ndaluar privatizimi.

Në njoftim thuhet se të gjitha pasuritë e ndërmarrjeve shoqërore në këto komuna janë transferuar në kompetencë të komunave, shkruan Koha Ditore.

Rakiq u është referuar vendimeve të Qeverisë së Kosovës, e cila një ditë më parë ka miratuar propozimet e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës Veriore, Ranillugut dhe Kllokotit për të tërhequr nga procesi i privatizimit dhe për kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme, me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik. (r.m.)

Comment

*