Qeveria e Kosovës ndan 87 milionë euro për rimëkëmjen ekonomike

Prishtinë, 28 shtator 2020 – Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndajë 87 milionë euro për përkrahjen e bizneseve të goditura nga masat për përandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Kryeministri Avdullah Hoti e ka vlerësuar këtë si njërin prej vendimeve të të rëndësishme tëe qeverisë që prej themelimit të saj.

“Në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahen 87 milionë euro për përkrahje për bizneset, në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Mjetet janë në dispozicion dhe Ministria e Financave do të procedojë me pagesa në ditët në vijim”, ka thënë Hoti, pas mbledhjes së qeverisë.

“Është një ndihmë e jashtëzakonshme në këtë kohë të pandemisë. Pres që në pjesën e dytë të tetorit dhe fillim të nëntorit të ndahet edhe pjesa tjetër e fondit që ta përmbyllin vitin me 365 milionë euro që lëshojmë në ekonomi për biznese dhe familje”, ka shtuar ai.

Hoti ka treguar edhe destinimin e mjeteve të ndara.

“7.5 milionë ndahen për familjet që janë në asistencë sociale – shtesë përveç asistencës së marrin. Ministrisë së Bujqësisë i janë ndarë 12 milionë euro për dyfishimin të subvencioneve në bujqësi. Në fushën e ndërmarrësisë kemi ndarë një milionë euro. Kemi ndarë edhe një milion euro për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi. Në kulturë kemi ndarë 2.5 milionë euro që do të shkojnë për artistë. Një milion janë ndarë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Në Zyrën për Komunitete më herët kemi ndarë dy milionë dhe këtë herë edhe një milion. Kemi ndarë edhe një milionë për Agjencinë për Barazi Gjinore, me qëllim promovimin e punësimit të grave”, ka thënë kryeministri Hoti.

(r.m.)

Comment

*