Qeveria e Serbisë ndalon ndeshjen me përfaqësuesen e Kosovës

Beograd, 23 mars 2018 – Qeveria e Kosovës ia ka ndaluar përfaqësueses serbe të junioreve në hendboll të zhvillojë ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, raporton B92.

Sipas burimeve brenda Qeverisë serbe, ky vendim është marrë pas paralajmërimit të tifozëve serbë se do të grumbullohen para Qendrës Sportive “Kovilovo”, në periferi të Beogradit, për të penguar këtë ndeshje.

Të enjten në mbrëmje, tifozët serbë kanë protestuar para Qendrës Sportive ku duhet të zhvillohej ndeshja, kanë afishuar simbolet shtetërore të Serbisë, kanë ndezur flakadanë dhe janë kërcënuar “Do të shihemi sot”.

Përfaqësueset e hendbollisteve junior do të luanin ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botërore të hendbollit për të reja. Neshja duhet të zhvillohej sot (e premte) në orën 16.

Ndeshja ishte planifikuar pa simbolet e të dyja shteteve, për shkak të kundërshtimit të Federatës së Hendbollit të Serbisë.

Serbia është nikoqire e grupit kualifikues, në të cili, përveç Serbisë e Kosovës, bëjnë pjesë edhe Norvegjia dhe Sllovakia. (r.m.)

Comment

*