Qeveria e Shqipërisë rishikon me ulje rritjen ekonomike

Tiranë, 4 nëntor 2019 – Armët e zjarrit të sekuestruara në automjetin e braktisur në Ishëm pas atentatit të së premtes në Durrës ku udhëtonte Prokurori Arjan Ndoj dhe dy miqte e tij, sipas Laboratori të Policisë Shkencore kanë ngjashmëri më gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Burime nga grupi hetimor pohuan për ABC News se nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë, pasi gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët tip Kallashnikov, të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.

Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Kallashnikov model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollën e gëzhojave të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi” dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash, kurse dy prej tyre janë dërguar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Automjeti me të ciln autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz, me targa AA 342 LM, ishte vjedhur në Tiranë, dy javë më parë.

Në të njëjtin mjet u gjetën edhe prova të tjera, si: maska, fije floku dhe gjurmë papilare. të lëna në një bidon plastike me benzinë.

Për të bërë të mundur identifikimin e personave nëpërmjet analizave të AND-së, Laboratori i Policisë Shkencore do të kërkojë të krahasojë nëpërmjet Interpolit, profilit gjenetik të përftuar pasi, autorët mund të rezultojnë të dënuar në vendet e Bashkimit Europian.

Të gjitha veprimet e zinxhirit komandues në Durrës po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.

Pikëpyetjet e grupit hetimor janë të shumta, pasi nga koha kur ndodhi atentati, rreth orës 16:25, policia mbërriti në vendngjarje me rreth 20 minuta vonesë. (r.m.)

Comment

*