Qeveria greke dyshon se zjarret në Athinë ishin të qëllimshme

Athinë, 27 korrik 2018 – Qeveria  e Greqisw, e cila po pwrballet me zemëratën e popullsisë, veçanërisht të zonës së Atikës, e cila u shkrumbua nga flakwt e zjarreve, po përshpejton hetimin e shkaqeve tw zjarrit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Tzanakopoulos, ka deklaruar se kryeministri Alexis Tsipras ka urdhëruar që të hetohen plotësisht shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 80 njerëzve në periferinë e Athinës.

“Kryeministri urdhëroi që dosja e çështjes t’u dërgohet autoriteteve gjyqësore, si dhe të mbanim këtë konferencë shtypi në mënyrë që t’i paraqesim popullit grek të gjitha dëshmitë qe ka qeveria në dispozicion”, ka thwnw Tzanakopoulos, në një konferencw  me media.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, duke shpjeguar video dhe të dhëna nga disa shërbime satelitore të vendit dhe amerikane, ka thwnw se ekzistojnë prova serioze për zjarrvënie të organizuar.

“Sa i përket hetimeve që po bëhen nga grupi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë Greke, do doja të tregoja me anën e disa imazheve të paraqitura se kemi të dhëna serioze dhe gjurmë të rëndësishme për veprimtari kriminale që kanë të bëjnë me zjarrvënie”, ka thwnw Toskas.

Ai ka thwnw se zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe e planifikuar hollësisht, ndwrsa kushtet ekstreme të motit kanë qenë shkaku kryesor i tragjedisë.

Toskas ka theksuar gjithashtu se zjarrfikësit, policia dhe marina greke kanë bërë ç’është e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Deklaratat e qeveritarwve kanë hasur nw kritika tw ashpra tw mediave opozitare dhe shoqwrisw civile. (r.m.)

Comment

*