Qeveria ndan gjysmë milioni euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Prishtinë, 21 nëntor 2018 – Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për fazën “play off” të Ligës së Kombeve.

Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi në ndeshjen e të martës me Azerbajxhanin, në Prishtinë, të cilën e fitoi me rezultat 4:0.

Propozimin për ndarjen e mjeteve e ka bërë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë e përkrahjes për lojtarrët ekKombëtares, të cilët, siç ka shkruar ai, “kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”. (r.m.)

Comment

*