Qeveria pret goditje të fortë të ekonomisë prej Koronavirusit

Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin Open në tv Top Channel se sa parashikohet të bjerë ekonomia shqiptare dhe u shpreh se nuk i përlqen të bëjë parashikime, por se do të kemi goditje shumë të fortë dhe do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.

Eni Vasili: Sa parashikoni që do të bjerë ekonomia shqiptare?

Rama: Unë nuk bëj parashikime, përpiqem me të gjitha forcat që sa herë të më shfaqet mundësia bëj shah, ky është një shah shumë i vështirë pasi kam një kundërshtar që nuk e shoh.

Nëse gjerat vazhdojnë kështu, unë do bëj çmos që do të vazhdojë kështu, ne do të dalim nga kjo luftë më të fortë dhe shumë më mirë se të tjerë që janë më të mëdhenj.

Do kemi goditje shumë të fortë, por do ta kalojmë më lehtë se shumë të tjerë.

Comment

*