Qeveria rrit pagat dhe pensionet

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve është më i madhi në 25 vjet

Këshilli i Ministrave miratoi sot rritjen e pagave me 10% për administratën publike dhe nëpunësit civilë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve është më i madhi në 25 vjet.

“Fondi më i madh i rritjes së pagave dhe pensioneve në 25 vjet i akorduar nga Buxheti i Shtetit.

Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike dhe nëpunësit civil, aparatet e Ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme.

Disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit, Ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”.

Po kështu, Ahmetaj tha se sot është jetësuar dhe rritjaa e pagave për punonjësit e arsimit parauniversitar me 10%.

Nga ky vendim përfitojnë 31 370 punonjës të sistemit arsimor me efekt 1.3 miliard lekë për periudhën 12 mujore.

Rritja e pagave në këtë sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit të lartë 10-12% për 3500 profesorë dhe punonjës akademikë. oranews

One Response to “Qeveria rrit pagat dhe pensionet”

Read below or add a comment...

  1. vezhgusi says:

    Po pensioner???

    App ata Jane analfabet die nuk lexojn vetem titullin
    Merre me leng se mish u mbarua
    Hidhubhi syve
    Kjo edhte rritje vetem per fushate.
    Shqiperia skaa shtete,ska ministry, po ka nje Sullivan tan qe ka aletin me strategjik Turqin elhamdurlah
    Edge stopo miljardat e rames nuke dihen nga vine dhe
    Appo Si 300.000 vender e punes qe u kthyen ne 300000 refuxhiur
    A thua sorosi??? po
    E skllavron shqiperine
    kosoven diten per deill e vjedh Serbia ne mitrovicee xehroret?????
    Edhe nuke flet askush po ti kishte marre Mustafa vetvendosja e co do ta kishte vu flaken parlamentit kryyeministrise
    I merr Serbia opozita nuke fleet
    Hanfia

Comment

*