Qeversije arrogante – tallje me shtetin, kushtetutën

Sadik Elshani

Kushtetuta si paçavure

Veprimet e kryeministrit te Shqiperise, zotit Rama lidhur me emerimin e ministrit per Europen dhe Puneve te Jashtme te Shqiperise ngjallen reagime te shumta ne shtypin shqiptar dhe ne ligjerimin publik. Dhe pikerisht per kandidatin z. Cakaj, por edhe per menyren sesi u krye ky proces. Siç dihet tani mire, Presidenti i Republikes e refuzoi kandidaturen e z. Cakaj – kjo e drejte kushtetuese e Presidentit. Por, atehere çka ndodhi, zoti Rama e kandidoi veten e vet. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nuk e sakteson nese Kryeministri mund te ushtroje edhe ndonje detyre tjeter, postin e nje ministri. Por neni 103, pika 2 e Kushtetutes shprehet qarte: “Ministri nuk mund te ushtroje asnje veprimtari tjeter shteterore dhe as te jete drejtues ose anetar i organizatave te sherbimeve jofitimprurese”. Pra, a mund ministri Rama te ushtroje edhe postin e Kryeministrit? Per kete u diskutua vetem shkaras, ndersa Presidenti Meta e dekretoi zotin Rama minister per Europen dhe Puneve te Jashtme. Kjo mjaft keq, por e keqja me e madhe ndodhi diten tjeter, kur ministri;kryeministri ia dorzoi detyren zotit Cakaj. Pra kryeministri me sjelljen e tij arrogante e anashkaloi Presidentin dhe Kuvendin e Shqiperise, duke u tallur me shtetin, kushtetuten. Ate qe nuk mund ta arrinte zoti Cakaj gjate nje procesi kushtetues, e arriti ne nje menyre te shemtuar tipike te politikes shqiptare – intriga e mashtrime Nje dite perpara kryeministri – minister, u betua para Presidentit se do ta kryente detyren dhe diten tjeter ia dorezoi detyren dikujt tjeter, kandidaturen e te cilit nuk e kishte miratuar Presidenti. Eshte kjo mendesia provinciale, fisnore, arrogante e kryeministrit te Shqiperise: shteti jam une, Zoti i juaj jam une dhe mund te bej çka te dua.Kandidaturen e tij zoti Rama e arsyetoi se, “nuk kemi kohe per te humbur”, duhet caktuar nje minister. Ky arsyetim nuk qendron, sepse ne vend te z. Cakaj, zoti Rama ka qene dashte ta emeronte nje kandidate tjeter dhe jo veten e tij, ne nderkohe zevendesministri do ta drejtonte ministrine. Emerimi i zotit Rama ne postin e ministrit eshte i diskutueshem sa i perket kushtetutshmerise,por dorezimi i postit zotit Cakaj eshte i papranueshem – tregti postesh, arrogance, papergjegjesi, keqperdorim (abuzim) i postit. Ne vendet demokratike e me tradite shteterore kushtetuta eshte nje dokument i shenjte qe respektohet, ndersa ne vendet bashibuzuke ajo trajtohet si nje paçavure.

 

Shqiperia ka nevoje per udheheqes te pjekur, te rryem

Verejtjet lidhur me kandidaturen e z. Cakaj kishin te benin me teper me papervojen e tij, shqetesim ky legjitim, sepse ne kete post duhet te jete nje njeri i pjekur qe perveç arsimimit duhet te kete edhe pergatitjen perkatese diplomatike, pervojen jetesore. Zoti Cakaj mund te jete nje mendje briliante, por mençuria, urtesia nuk merret vetem nga librat, shkolla, por edhe nga jeta, ballafaqimet me situata e sfida te nderlikuara. Nje vend i vogel si Shqiperia, vend qe eshte duke u ballafaquar me sfida e probleme te shumta ka nevoje per udheheqes te pjekur, me pergatitje profesionale e pervoje jetesore, njerez me karakter te forte qe ia mbushin syrin dikujt, njerez vizionare e me qendrime te qarta kombetare. Pastaj eshte edhe çeshtja e Kosoves dhe Shqiperia duhet te luaje nje rol edhe me te madh ne arenen nderkombetare. Ne te ardhmen z. Cakaj mund te jete nje udheheqes i dobishem per kombin dhe vendin, por sot ai nuk eshte njeriu i duher ne vendin e duhur. Ne kete çast ai eshte vetem nje servil i zotit Rama dhe kjo nuk i sherben askujt. Ky epizod, qe nuk eshte i veçuar, eshte nje deshmi se qeveritaret shqiptare nuk jane duke e marrur seriozisht shtetin dhe institucionet e tij, nuk e kane as vetedijen me te vogel sesi funksionon nje shtet normal.

 

Qeverisja e mire domosdoshmeri per te ecur perpara

Ndersa zoti Rama si kryeminister i Shqiperise ka mjaft per te bere dhe nuk ka nevoje edhe per postin e nje ministri qe kerkon nje angazhim te panderprere e me shume ngarkesa. Shqiperia e roberuar, e sunduar me shekuj nga te huajt dhe Shqiperia e pavarur e keqqeverisur nga vete shqiptaret, tani me shume se kurre ndonjehere me pare, ka nevoje per nje qeverisje demokratike, te perkushtuar per te ecur perpara, per ta kompenzuar kohen e humbur. Shqiperia ka nevoje per ndryshime, reforma rrenjesore dhe jo per nderhyrje kozmetike e reforma sa per sy e faqe. Gjendja e pergjithshme ekonomike, politike, fiskale, siguria e qytetareve nuk jane duke u permiresuar, por duke u perkeqesuar. Gjate fushates zgjedhore kandidati Rama premtoi 300 mije vende te reja pune, ndersa tani Kryeministri Rama eshte shume larg permbushjes se atij premtimi zgjedhor. Shqiptaret e zhgenjyer me gjendjen e rende e te paperspektive ne Shqiperi, perseri kane filluar t’i marrin rruget e botes, duke kerkuar mireqenien, shpetimin e tyre ne vendet e Europes Perendimore. Mireqenia ekonomike, sundimi i ligjit, administrata funksionale, shkalla e ulet e korrupsionit jane nder faktoret kryesore qe e percaktojne qendrueshmerine e nje shteti, nje shoqerie. Kandidati Rama premtoi edhe sherbim/sigurim shendetesor falas, por tani Kryeministri Rama as qe e ze ne goje kete çeshtje. Gjate ketyre viteve te qeverisjes se tij nuk eshte ndertuar asnje veper madhore ne shkalle kombetare. Krimi ne rruge, krimi ekonomik, krimi i organizuar, pasiguria e qytetareve, korrupsioni i larte jane duke ia zene frymen shoqerise shqiptare. Por qeveritaret tane nuk shqetesohen fare, ndoshta atyre keto dukuri shume negative u duken krejt normale! Ujku do mjegull, thote nje fjale e urte.
Me premtime te zbrazeta (boshe), me deklarata demagogjike, me arrogance e injorance, nuk mireqeveriset vendi. Autori i ketij shkrimi i çmon shume njerezit qe kane nje kulture te gjere, njohuri te pergjithshme, jane te gjithanshem, por ne radhe te pare ata duhet te shkelqejne ne lemine e tyre paresore, kryesore. Te jene te afte qe t’i kryejne funksionet, detyrat per te cilat jane zgjedhur, ose jane caktuar. Shpesh degjojme e lexojme neper shkrime te ndryshme se, filan kryeministri i Shqiperise ka qene kryeministri me i kulturuar i Ballkanit. Shume mire, por a ka qene kryeministri me i zoti, me i afti i Ballkanit dhe si e ka kryer detyren per te cilen eshte ngarkuar? Udheheqja e nje vendi, qeverisja e nje vendi jane art, shkence me vete. Ne krye te iunstitucioneve, organeve udheheqese duhet te vijne njerez qe jane te pergatitur mire profesionalisht, te afte per t’u ballafaquar me sfidat e shumta e nga me te ndryshmet, njerez qe gezojne autoritetin, respektin, perkrahjen e popullit – njerez qe i kane ngarkuar vetes nje mision fisnik e atdhetar per te bere dicka me shume se vetja e tyre. Po, njerez te brumosur me ndjenjat e atdhedashurise, qe e duan Shqiperine dhe jane ne gjendje te sakrifikojne per Shqiperine! Mireqenia e Shqiperise, mireqenia e qytetareve gjithmone duhet te jene ne mendjen, ne veprimet e cdo udheheqesi, qeveritari, deputeti dhe jo mireqenia e tyre vetjake (personale), klanore e partiake, qe per fat te keq gati gjitghmone e ka karakterizuar qeverisjen e Shqiperise.Qe nga Shpallja e Pavaresise se Shqiperise e gjer me tani, gati asnjehere nuk patem nje qeveri qe ishte ne nivelin e duhur te funksionimit te saj, “per mashalla”, siç thote populli.
Deshiroj qe çdo qeveri shqiptare te jete e suksesshme, sepse kur deshton qeverisja e mire, deshton Shqiperia, vuan populli. Shqiperia i ka te gjitha potencialet per te qene nje vend i begate, por po i mungon nje faktor shume i rendesishem, vendimtar – faktori njeri, njerezit e vendosur, te perkushtuar e te paisur me nje etike te larte pune, njerez qe e duan atdheun dhe kombin e tyre. I mungon klasa politike e ndergjegjshme, e vetedijshme, e ndershme, qe misheron vlerat kombetare, mbron interesat kombetare.

Filadelfia, 29 janar, 2019
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Comment

*