Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Preshevë. 7 dhjetor 2020 – Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë.

Rizgjedhja e Mustafës është bërë në Kuvendin e shtatë zgjedhor të PDSH-së që është mbajtur të dialën.

Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka falënderuar delegatët e Kuvendit zgkedhor për besimin që ia kanë dhënë. Ai ka treguar se në garë për kryetar të PDSH-së kanë qenë dy kandidatë dhe këte e ka cilësuar si provë të demokracisë së brendshme ne PDSH.

“Është hera e dytë që në PDSH dhe vetëm në PDSH që ndodhin zgjedhje në sistem garash me dy kandidatë. Me këtë vlerësoj guximin në PDSH për kandidime por aq më tepër mendimin ndryshe të delegatëve. Nga sot PDSH konfirmon demokracinë e vërtetë politike dhe respektimin e mendimit ndryshe brenda subjektit politik”, ka shkruar Mustafa.

Kndidat për kryetar të PDSH-së ka qenë edhe Ilir Sadriu.

Ragmi Mustafa është kryetar i PDSH-së prej vitit 2003.

(r.m.)

Comment

*