Rama: Amendament-propozimet e PD-së për buxhetin s’janë asgjë e re

Gjatë kësaj seance parlamentare, ka mbajtur fjalën kryeministri Edi Rama, i cili ka komentuar 16 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.

Sipas kryeministrit Rama propozimet e PD e rrisin borxhin publik me 10% dhe këto propozime nuk janë asgjë më shumë se sa programi elektoral i PD në 2005.

“PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërine, ska asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka snjë ide tjetër, përveç ideve të vjetra te  programit elektoralet të 2005.

Faktikisht është një paketë propozimesh që bazohet tek programi elektoral i 2005, ska asgjë të re. Në tërësinë e tyre, propozimet janë aritmetikisht, 10 % e rritjes borxhit publik.

Ndërkohë që ne e ulim borxhin në 68.9%, ju vini këtu me një listë propozimesh që e çon borxhin në 79%. Kthimi tek taksa e sheshtë e Saliut, siç ishte në 2005, taksimi njësoj i të vegjëlve dhe të mëdhenjve. Një propozim për ta ulur TVSH-në në 15%, shifër që nuk ekziston në asnjë vend”, u shpreh Rama.

Shqiptarja.com

Comment

*