Rama: “Beteja për drejtësinë ndau rrugët e PS-së me LSI-në”

Prishtinë, 6 janar 2018 – Kryetari i Partisdë Socialiste të shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “beteja për drejtësinë” i ndau në dy kampe Partinë Socialiste (PS) dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI).

Sipas tij, në njërën anë është “kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që duan që reforma të shkojë deri në fund’, kunrse në anën tjetër është “kampi i të tremburve nga reforma”.

“Beteja për drejtësinë ishte një vazhdim i asaj të hapur që prej vitin paraardhës, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma, i cili tanimë është zgjedhur edhe kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë. Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohej reforma në drejtësi dhe u përpoqën ta mbajmë gjallë aleancën për ‘Shqipërinë Europiane’ pa e kompromentuar reformën në drejtësi. Në fund, qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos e kompromentuar këtë reformë ndau edhe rrugët tona nga aleati ynë i mandatit të parë”, ka thënë Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.

Rama e ka cilësuar si “historike” fioren e PS-së në zgjedhjet nacionale, pas shkëputjes nga LSI-a. Ai e ka lavdëruar edhe punën e Qeverisë së drejtuar prej tij gjatë 100 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës.

“Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar te njerëzit se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE. Kjo ishte një fitore historikë në mandatin e dytë, me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë. Në 100 ditët e para ne kemi arritur të realizojmë objektivat, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rama.

Kryetari i PS-së dhe Kryeministri i vendit e ka akuzuar opozitën se po kërcënon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç është shprehur ai, ‘nga frika për reformën në drejtësi’.

“Po kërcënohet çelja e negociatave brenda Shqipërisë, nga frika për reformën në drejtësi. Ne si qeveri nuk ka se çfarë na bën, por Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Jemi rast unikal, ku reforma në drejtësi nuk shqetëson qeverinë, por opozitën”, ka thënë Rama. (r.m.)

Comment

*