Rama: Ç’të them unë për Tahirin, veç kush prek në dërrasë të kalbur të përgjigjet?

Gjatë seancë parlamentare ku diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të kreut të opozitës tha se nuk ishte detyra e tij që të bënte avokatin e bashkëpunëtorëve.

Rama: Çfarë të them unë për Saimir Tahirin? Detyra ime është? As e imja dhe as e jotja. Është detyra e atyre që po e hetojnë. Nuk të ka caktuar ty njeri të bësh as gazetarin, as prokurorin dhe as gjykatësin. Për pushtetin që të intereson je në gjendje të fusësh llumin në veshin e çdo njeriu me gjysmë të vërteta. Jemi shumë ndryshe. Ilir Beqaj të ka ftuar në Gjykatë të provosh atë që ke thënë dhe mbrohesh tamam si skutha.

Unë bashkëpunëtorët i mbroj të gjithë, por nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori. Kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë dhe të përgjigjet aty ku përgjigjet çdo njeri që ka besimin publik. Unë nuk bëj dot atë që bëri Saliu për ty. Merrte fjalën këtu dhe të mbronte në çdo fjalim kur ishte i akuzuar nga Prokuroria dhe ishte gjëja më anormale që mund të bënte një kryeministër.OraNews

 

One Response to “Rama: Ç’të them unë për Tahirin, veç kush prek në dërrasë të kalbur të përgjigjet?”

Read below or add a comment...

  1. TOMORRI says:

    PO MBROJTE TAHIRIN
    TAHRI THA KAME EDHE DOKUMETET E MIA ER KRYEMINISTRIN E ISH KRYEPARLAMENTARIN.
    GJITHMONMONISTET I PREGATITN PRASKENE E TRAGJEDISE.
    KRYEMISTER JE I SHTETIT SHQIPTARE
    JO KRYETARE IPS NE PARLAMENT.
    MATI FJALET,POPULLI SHEF,DEGJON,PESHONEE
    DONI ME PER BELULIN????

Comment

*