Rama dëshmon për CEZ-in

Komisioni i Posaçëm Hetimor i Kuvendit pret të enjten dëshminë e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Shqipërisë dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike, “CEZ”. Zoti Rama pranoi të dëshmojë mbi miratimin e marrëveshjes në korrik 2014 nga Kuvendi pa kaluar në arbitrazh ndërkombëtar.

Denion Ndrenika

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka pranuar thirrjen për të dëshmuar në Komisionin e Posaçëm të Kuvendit për hetimin e zgjidhjes së kontratës mes Shqipërisë dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë nga Republika Çeke “CEZ” në korrik 2014 me miratim të Kuvendit pa kaluar në arbitrazh ndërkombëtar.

Komisioni mblidhet për dëshminë e zotit Rama të enjten prej orës 10.

Opozita thotë se me marrëveshjen “CEZ” përfitoi nga qeveria duke i shkaktuar dëm Shqipërisë rreth 600 milionë euro.

Në seancën e mëhershme shpjegime dhanë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Florion Mima:

“Nuk është cenuar asnjë interes dhe nuk ka asnjë shkelje gjatë kryerjes së detyrës”.

“Ke gjetur një nga dy kontratat të firmosura dhe ke firmosur ti pas dy-tre ditësh kontratën e dytë”.

Romeo Kara, ekspert ligjor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike administroi tërë çështjen e “CEZ”-it duke zbuluar një shtetas nga Kosova si të përfshirë në lidhjet mes qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Noel Kalaj në vitin 2006 ka telefonuar brenda një muaji rreth 100 herë kryeministrin Berisha. Kjo vlen të konfirmohet nga institucionet apo strukturat që mund ta bëjnë këtë”.

Kompania “CEZ” u përfshi në disa skema të dyshuara mashtrimi me subjekte të ndryshëm dhe u tërhoq nga Shqipëria pasi nuk mundi të përmbushë detyrimet, ndërsa qeveria ia ndërpreu kontratën si akt formal.

Comment

*