Rama dhe Vuçiç përballen për herë të 7-të brenda vitit

Kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçic do të jenë pjesë e debatit online në emisionin “Okruzenje”

Denion Ndrenika

“Okruzenje” do të ketë rastin të përballë kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç për herë të shtatë brenda vitit kalendarik gusht 2014-gusht 2015.

Krerët e qeverive të Shqipërisë, Rama dhe Serbisë, Vuçiç në 27 gusht, do të jetë në emisionin “Okruzenje”, një emision televiziv me bashkëpunim ballkanik.

Kryeministrat do ta zhvillojnë online debatin mes tyre në këtë emision që bukvalisht përkthehet “Rrethinat”.

okruzenje

Emisioni “Okruzenje” drejtohet nga Nenad Sebek, veprimtar i të drejtave njerëzore dhe demokraci në Ballkan dhe gazetarja nga Mali i Zi, Zvezdana Kovaç.

Pjesëmarrja e të dy kryeministrave u njoftua në faqen e emisionit në internet për debatin mbi samitin e Vjenës në gusht që zynon zhvillimin e projekteve për Ballkanin.

Ata u takuan për herë të parë në gusht 2014 në Berlin në Konferencën e Ballkanit me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi i dytë erdhi mes ditëve të një tensioni të skajshëm pas lojës futbollistike Serbi-Shqipëri ku futbollistët e Kombëtares së Shqiptarëve u dhunuan me grushte dhe sende të forta nga tifozë, disa lojtarë dhe trupa sigurie serbe dhe u ndodhën nën presion nga sharjet raciste “Vritini shqiptarët” në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Ky takim mes tyre pas kësaj loje u bë në Beograd në 10 nëntor 2014 si vizitë shtetërore e zotit Rama, ku Kosova riktheu fuqimisht ndasitë tensionuese prej Serbisë që kundërshtoi diskutimin për ta t’ia njohur shtetësinë.

Takimi i tretë ishte më i lirshëm dhe në 15 dhjetor po në Beograd në kuadrin e Konferencës Ballkanike me Kinën.

Për herë të katërt ata u takuan në samitin e kryeministrave të vendeve ballkanike në Tiranë në prill 2015.

Madnej, të dy kryeministrat u takuan për herë të pestë në 23 maj 2015 po në Tiranë, kur zoti Vuçic riktheu vizitën e Beogradit.

Hera e gjashtë mes tyre është po këtë muaj në gusht, në Konferencën Ballkanike të nismës së zonjës Merkel, por që do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Comment

*