Rama: Duhet përgëzuar rikthimin e arsyeshëm në dialogun për Reformën Zgjedhore

Tiranë, 14 janar 2020 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me reformën zgjedhore.

Në një postim në Twitter, ai e ka quajtur “rikthim të arsyeshëm” kthimin e opozitës në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore.

Rama ka thënë se në Ligjin Zgjedhor do të përfshihen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama. (r.m.)

Comment

*