Rama e mbron Ballën, i fyen liderët e opozitës

Tiranë, 3 tetor 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë përsërki në mbrojtje kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në Twitter, Rama e quan të pavërtetë akuzën e opozitës se Balla ka qenë në komisariatin e policië në Fushë Krujë për t’i bërë presion nënoficerit Emiljano Nuhu që të fshehë kallëzimin e të resë xhisiela Maloku ndaj të riut Rexhep Rraja, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rama, si rëndom, përpiqet t’i znprapsë e t’i diskreditojë akuzat e opozitës se Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Artur Bushi kanë qenë në komisariatin e policisë në Fushë Krujë, më 21  korrik.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm” shkruan Rama ne Twitter. (r.m.)

Comment

*