Rama e quan “të turpshëm” mosdekretimin e Gent Cakajt

Tiranë, 10 janar 2019 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me hidhërim ndaj vendimit të Presidentit të vendit Ilir Meta që të refuzojë dekretimin e Gent Cakajt për ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Rama e ka cilësuar refuzimin e kandidaturës së Cakajt si “të turpshëm”, ndërsa argumentet e Metës për refuzimin e kësaj kandidature i ka cilësuar si “të frikshme”.

Rama i ka kërkuar djesë Kosovës për këtë vendim të Presidentit Meta.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama. (r.m.)

Comment

*