Rama: Fronti i ri i naftës në botë mund të jetë Shqipëria

Nga Kongresi Botëror i Naftës në Stamboll, Kryeministri Edi Rama foli për rezerva të pashfrytëzuara nafte në Shqipëri, projektin e TAP, ndërsa ftoi investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri

Kreu i qeverisë tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri i naftës në botë.

“Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve, gjithashtu të kapacitetit të rafinimit, duke qenë pse pjesa më e madhe e naftës bruto është ajo që kemi dhe çon drejt përmirësimit të sektorit të energjisë.

Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer, ku ne do të jemi.

Pas përfundimit të TAP, shpresojmë se do të jemi një mbështetje për BE-në dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane dhe një dege të dytë, Shqipëri-Kosovë-Serbi.

A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës, kemi çdo mundësi, kemi rezerva nafte dhe gazi të pashfrytëzuara.

Falenderoj presidentin Erdogan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi”, u shpreh Rama.

Kongresi i 22-të Botëror i Naftës, takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit
U hap sot në Stamboll Kongresi i 22-të Botëror i Naftës (WPC), takimi më i madh i industrisë së naftës dhe gazit. I pranishem sot në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës në ceremoninë hapëse, Jozsef Laszlo Toth, president i Këshillit Botëror të Naftës tha se “sfidat në sektorin e naftës po rriten bashkë me rritjen e popullsisë botërore dhe zhvillimi ekonomik ka sjellë një numër më të lartë të konsumatorëve në treg”.

“Nafta dha gazi natyral do të mbeten burimi kryesor i energjisë edhe për dekadat që vijnë. Arritja e kërkesave për energji të sigurt dhe miqësore për mjedisin kërkon investime masive, teknologji, aftësi shumë të larta në burime njerëzore dhe praktika të forta etike nga bizneset”, tshtoi Toth.

Thoth shtoi gjithashtu se korridoret e energjisë luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin në mënyrë të sigurt dhe ekonomike të tregjeve me hidrokarbure që vijnë kryesisht nga rajone si Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.

“Qeveria turke ka bërë përpjekje për të krijuar korridore të reja. Drejtues të niveleve të larta, organizata ndërkombëtare dhe liderë të qeverive, ekspertë nga të gjitha fushat e industrisë, studiues, akademikë, OJQ, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë janë mbledhur këtu që së bashku të analizojmë dhe vendosim të ardhmen e sektorit të naftës”, tha ai.

Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.
Shqiptarja.com

Comment

*