Rama: Futja në TVSH nuk e rrit barrën e bizneseve të vogla

Tiranë, 10 prill 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në Facebook lidhur me grevën një orëshe të bizneseve të vogla, të cilat kundërshtojnë futjen e TVSH-së për këto biznese.

Ai ka tregjet janë “jashtë skemës së TVSH-së”, kurse përfshirjen e tyre në grevë e ka cilësuar tallje me njerëzit nga “politikanët pa atdhe”

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake, tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe. Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH! Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, ka shkruar Rama.

Reagimi i Ramës erdhi pas grevës një orëshe të bizneseve të vogla në gjithë vendin, të cilat ankohen se përfshirja e tyre në TVSH është goditje e rëndë për këto biznese. (r.m.)

Comment

*