Rama gati për dialog me nismën e Nishanit, pa shqetësim po mbeti vendi pa opozitë

Kryeministri Edi Rama konfirmon nismën e Presidentit Bujar Nishani për të organizuar një tryezë politike për të zgjidhur krizën
“Është përsëri dhe përsëri momenti për të këmbënguluar për dialog. Ka një nismë të Presidentit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurrim, duke nënvizuar se jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e dialogut pa kushte dhe siç ndodhi në përpjekjen e mëparshme, ka një vonesë që shpresoj të mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin e kësaj përpjekjeje tjetër”, tha Rama.

Kryeministri rishprehu vullnetin për një dialog me demokratët, kur tha se një tryezë e tillë mbetet preferencë e parë për të, por pati një thirrje për kreun e PD-së.

“Koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu, nga tryeza ku të gjitha partitë parlamentare mund të shprehin pikëpamjet e tyre. Është një frikë e pajustifikueshme në raport me opinionin publik dhe në raport me zgjedhësit e PD”, deklaroi Rama.

Por, a është gati kreu i qeverisë, ashtu siç u shpreh eurodeputeti Kukan pak ditë më parë, të mbyllet në një dhomë me Bashën dhe Metën?

“I bie që dhoma të jetë me oxhak. Unë nuk vë këtë kusht, unë jam i gatshëm të shkoj në çdo godinë dhe dhomë që kreu i PD ndihet në komoditetin e tij për të zhvilluar dialog”, u përgjigj Rama.

Ndërsa Parlamenti nisi sot procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, më 19 prill, kur do të jetë edhe raundi i parë, kryeministri tha se ende nuk ka një emër, por mazhoranca do t’i japë vendit një President dinjitoz dhe përfaqësues.

/ Top Channel

###

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit thotë se është gati të ulet në një tryezë të thirrur nga presidenti. Rama tha se koha nuk pret, ndërsa i bëri thirrje PD mos ketë frikë nga dialaogu.

I pyetur nga gazetarët për emrin e ri të Presidentit, Rama tha se ai do të dalë nga koalicioni PS-LSI.

Në lidhje me koalicionin me LSI, Rama tha se mandatin e dytë të këtij koalicioni do ta përcaktojnë shqiptarët në 18 qershor.

Deklaratat e Ramës

“Është përsëri dhe përsëri momenti për të këmbënguluar për dialog. Ka një nismë të presidentit që ne e kemi përkrahur pa asnjë ngurim, duke nënvizuar se jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e dialogut pa kushte dhe siç ndodhi në përpjekejn e mëparshme ka një vonesë që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmërion dështimin e kësaj përpjekje tjetër.”

Rama: Basha nuk ka pse të ketë frikë

“Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojmë sa më takon që dialogu është preference e parë. Koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu, nga tryeza ku të gjitha partitë parlamentar mund të shprehin pikëpamjet e tyre.  Është një frikë e pajustifikueshme në raport me opinionin publike dhë në raport me zgjedhësit e PD.”

Rama: Vëmendja e ndërkombëtarëve po rritet jo për mirë

“Shqetësimi im është se jemi në një situatë ku po rritet vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë, jo për mirë natyrisht, por për faktin se askush nuk po e percepton se çdo të thotë kjo ndërkohë që gjithkush pret që të kryejmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në datën e caktuar.”

A është gati Rama të mbyllet në një dhomë me Bashën e Metën?

“I bie që dhoma të jetë me oxhak, unë njuk vë këtë kusht, unë jam i gatshëm të shkojë ne çdo dhomë që kreu i PD ndihet në komoditetin e tij për të zhvilluar dialog.”

Bashkimi i votat për presidentin

“Në gjithë këtë proces unë jam i qetë sepse unë nuk shoh krizë politike, as krizë shoqërore, shoh një krizë dramatike të PD që jemi të shqetësuar të gjithë dhe duam të kontribuojmë që PD të dalë nga kjo situatë. Nuk kam asnjë shqetësim për ecurinë e një procesi reformash, të një procesi bashkëpunimi dhe partneriteti  që do të konfirmohet në momentin e duhur sipas pikëpamjes time.“

Emri për presidentin, Rama: Do e zgjedhë koalicioni PS-LSI

“I takon këtij koalicioni dhe aksit strategjik të këtij kuaolcioni PS-LSI që të përcaktojë se kush është zgjedhja më e mirë dhe natyrisht me vullnetin për t’u hapur me palët e tjera që ti japim vendit një president dinjitoz. “

Rama: Nuk jam i shqetës nëse parlamenti i ri do jetë pa opozitë

“Opozita është një koncept që unë nuk e përputh me një parti, disa parti, me një simbol, disa simbole, me një fytyrë me disa fytyra, opozitën e prodhon liria dhe nuk prodhon opozita lirinë. nuk kam asnjë shqetësim që parlamenti i ri të mbetet pa opozita dhe në rast se PD vendos të mos hyjë në parlamentin e ri.”

Marrëveshja me LSI

“Mandatin e dytë do ta përcaktojë populli shqiptar në 18 qershor”.

OraNews

Comment

*