Rama: Gjykata Administrative, një kasap më shumë në kokën e biznesit

Kryeministri Edi Rama sulmon Gjykatën Administrative. E quan një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit

Në një takim me sipërmarrësit që po mbahet paraditen e sotme Rama tha se nuk ishte zgjidhje formimi i një gjykate tjetër si gjykata administrative, por reforma në drejtësi

Kryeministri kërkoi mbështetjen e sipërmarrësve për reformën në drejtësi dhe nënvizoi domosdoshmërinë e vettingut si e vetmja mënyrë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Edi Rama:  “Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?!  Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet. Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”

Domosdoshmeria e vettingut

Edi Rama: Jemi në momentin kur duhet të zhbllokojmë vetingun. Nuk është çështje politike e as partiake. Këta mjeshtra që prej mbi 20 vitesh e kthyen sistemin në tregun më të madh ku e drejta blihet dhe shitet njësoj siç shitet mishi duhet të marrin atë që meritojnë. Të zhduken…oranews

Comment

*