Rama i quan “farsë” zgjedhjet në Akademinë e Shkencave dhe i ndërpret fondet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë kundër zgjedhjes së Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave.

Ashtu siç edhe paralajmëroi, kryeministri Rama njoftoi ndërprerjen e fondeve për këtë institucion.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë tha: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”

Kryeministri Rama paralajmëroi se nësë nuk do të reformohet Akademia e Shkencave nuk do të ketë fonde.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”

Kjo është dhe një përgjigje e kryeministrit Rama ndaj letrës së akademikut Artan Fuga lidhur me atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.

Në postimet në facebook, akademiku, Fuga anëtar i kësaj Akademie dhe kërkues shkencor e quan “katrahurën e 4 shtatorit”

Muzafer Korkuti përfundoi mandatin e tij 4-vjeçar në drejtimin e këtij institucioni dhe kërkon në këto zgjedhje të mbajë detyrën e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave.

Gudar Beqiri është kandidat për të drejtuar Akademinë e Shkencave.OraNews

One Response to “Rama i quan “farsë” zgjedhjet në Akademinë e Shkencave dhe i ndërpret fondet”

Read below or add a comment...

  1. SHQIPTAR ÇAM says:

    Filloi Veprimi “perandorak”?!
    Kursimi eshte I nevojshem ne cdo veprim; por nuk e kuptoj se nga dalin te hollat per te gjesdisur perdite qe nga Tropoja e ne Zagori e per me teper nga Parisi ne Shangaj?!. Po ne zyren e punes kur do qendroi kryeministri I qeverise se paformuar??!
    Akademia e Shkencave eshte nje Institucion Shume I REndesishem si per te shkruajtur Drejte e me Shqiptarizem Historine e VErtete te gjithe Trojeve Shqiptare( qe te tjeret,”miq greke” e shtremberojne perdite) ashtu edhe Perspektiven Shqiptare te Sotme

Comment

*