Rama këmbëngul: Shqipëria mori rekomandimin për çeljen e negociatave, pa kushte

Tiranë, 1 korrik 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të drejtojë akuza e fyerje të rënda për opozitën.

Sipas tij, opozita po i gënjen qytetarët shqiptarë lidhur mne negociatat, sepse Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e menjëhershme dhe pa kushte të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Është e hatashme të shohësh se si pasqyra e opozitës sonë të pafe, pa atdhe, pa din e pa iman, e përthyen edhe këtë kapitull të rëndësishëm për shqiptarët, se si përpiqet t’u tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe si të ishte një e vërtetë e hidhur, ndërkohë që e vërtëta është shumë e thjeshtë. Shqipëria mori nga KE rekomandimin pozitiv pa kushte për të çelur menjëherë negociatat”, ka thënë Rama sot (e diel), në takim me banorë të Korçës.

Sipas tij, Brukseli e vlerësoi ecurinë e deritanishme të reformave në Shqipëri, ndërsa kundërshtimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë nga disa vende të Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë, por me “dinamikën e brendshme në disa vende të Bashkimin Evropian”.

“Pamë se sa shumë vlerësim pati, nga njëra anë, se sa shumë kemi bërë, dhe, në të njëjtën kohë, se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian të vendosnin bashkërisht datën e negociatave, për arsye që s’kanë të bëjnë fare me Shqipërine dhe as ecurinë e reformave tona, po që lidhen me dinamikën e brendshme në disa vende të Bashkimin Evropian”, është shprehur Rama.

Kryeministrit Rama i janë drejtuar pyetje edhe lidhur me probleme të ndrsyhme jetike për banorët e zonës së Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Raportohet se, sikur edhe nw raste tw tjera, Rama u wshtw shmangur pwrgjigjeve direkte, tw cilat i ka kaluar me premtime, me replika ose me batuta. (r.m.)

Comment

*