Rama kërkon të gjithë deputetët në seancë për të bërë 71 votat e ministrave

Kryetari i PS-së Edi Rama i ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë të mos mungojnë në seancën plenare kuvendare

Të enjten, është parashikuar të hidhen për votimi dekretet për shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin e 4 ministrave të rinj, përfshi dhe Fatmir Xhafën në postin e ministrit të Brendshëm.

Duhen 71 vota për të votuar dekretet për ministrat e rinj.

Në grupin e PS-së u caktua dhe 2 prilli si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.OraNews

Comment

*