Rama: Kodi Zgjedhor do të miratohet përsëri, pa asnjë ndryshim

Tiranë, 26 tetor 2020 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kuvendi do ta miratojë pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, i cili u kthye për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë për medie, Rama ka thënë se vullneti i Kuvendit “nuk mund të vihet në diskutim“ nga askush.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, ka thënë Rama.

Presidenti Meta e ktheu për shqyrtim në Kuvend Kodin Zgjedhor të miratuar nga shumica socialiste në Kuvend.

Sipas Metës, me Kodin e ri Zgjedhor, Shqëipëria ”shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet”.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”, ka thënë Meta në arsyetimin e dekretit për kthimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend.

(r.m.)

Comment

*