Rama: Në tetor festohet 100-vjetori i hapjes së Liceut të Korçës

Në tetor të këtij viti do të festohet denjësisht 100 vjetori i çeljes së Liceut të Korçes, i cili dëshmon, megjithë ulje-ngritjet e një historie shpesh të ndërprerë, se nëse Franca është sot fuqia e 5të ekonomike botërore dhe një nga të parat për nga rrezatimi politik dhe ushtarak, vokacioni i saj parësor është të jetë superfuqia e Kulturës, mësimdhënies dhe përparimit, shkruan ne rubriken Amacord, Kryeministri Edi Rana , ne faqen  etij ne Facebook.

Në këtë foto, shohim, rreth drejtorit teknik të Liceut të Korçës, Léon Perret, në vitet ’20, një numër të madh profesorësh me nam: Sotir Kozmo, Loni Kristo, Petraq Pepo, Aleko Kondili, Sotir Sugari, Sotir Papakristo, shkruan kryeministri Rama .

Comment

*