Rama: “Nuk jam i kënaqur as me veten time”

Tiranë, 28 shtator 2020 – Kryeminisri Edi Rama mblodhi sot shtabin elektoral në takimin e përjavshëm.

Drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit ishin në selinë e PS-së.

Kur doli nga mbledhja Rama u pyet nese ishte i kenaqur me drejtuesit politike u shpreh shkurt: “

Nuk jam i kenaqur as me veten time“.

Në mbledhjen e fundit, Rama u dha ultimatum koordinatorëve që të zëvendësojnë cdo drejtor që nuk ka performancë të mirë dhe duhet të lragohen ata që nuk kanë performacë të duhur.

Burime nga takimi bënë me dije javën e kaluar se porosia e Ramës kishte qenë  e qartë: Nuk duhet ketë qytetarë  të pakënaqur!

Ndërkohë burime nga mbledhja e paradites së sotme mësohet se është bërë e qartë axhenda që duhet të ndjekë çdo drejtues politik dhe deputetë në zonat e tyre. Mbledhja është fokusuar tek çështjet organizative.

(Ora News.tv )

Comment

*