Rama: Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli

Seanca ne Kuvend – Letra në KQZ, Rama: E bëmë për të nxjerrë PD nga qorrsokaku ku u fut vetë

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend: 

Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten nëdatën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli.

Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku dicka mund të ndodhë.

Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë vec atë që përcakton Kushtetuta.

Kam dëgjuar shumë idiotsira për letrën që kemi dërguar si koalicion KQZ-së.

Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri  në fund t’i japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje.

Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht

E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne. Eshtë futur vetë në çadër.

oranews

###

Rama: Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli

 Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e së enjtes, deklaroi se qeveria nuk do të negociojë “mandatin që ka dhënë populli dhe që skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re”.

“Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit. Asgjë nuk do të ndodhë, përveç asaj që përcakton Kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e popullit, që të paraqiten para popullit me ofertat që do të gjykohen nga populli”, tha Rama.

Në lidhje me letrën e koalicionit PS-LSI drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, kreu i qeverisë tha se kjo letër, “e dërguar si koalicion në KQZ, nuk synon të detyrojë KQZ-në të marrë një vendim unilateral për të prekur afatet zgjedhore, por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të koalicionit që deri në fund t’i japim mundësi PD-së që të hyjë në zgjedhje”.

“Nuk kishim asnjë motiv që të regjistronim koalicionin duke i mbyllur rrugën PD-së. Jemi këtu për të konfirmuar atë që kemi shprehur vazhdimisht: nuk jemi parti, por koalicion.

Ata që kanë shpresuar që të godasin koalicionin, janë zhgënjyer.

Nuk është aks strategjik për karrike, por për reforma. Nëse në këtë proces ka pasur qasje të ndryshme, kjo nuk ka nënkuptuar për asnjë sekond ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 milion njerëz që na kanë votuar, por ka qenë shprehje e dy opinioneve të ndryshme me si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë PD-në nga një qorrsokak ku është futur vetë”, tha Rama.

/ Top Channel

Comment

*