Rama: “Për ‘Babalen 1’ duhet të paguajnë edhe ‘pagatorët’”

Tiranë, 6 tetor 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas lëshimit të fletarrestit për dy persona lidhur me audio-përgjimin e Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama uron që para organeve të drejtësisë të përgjigjen edhe “pagatorët” e insktinimit të bisedës së regjistruar, duke aluduar në Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, ka shkruar Rama.

Por, pas më shumë se dy orësh, Rama e ka postuar një status tjetër në Facebook, ku e sulmon ashpër Bashën dhe e paralajmëron se ka “ca të reja” që lë të kuptohet se fjalën e ka për rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

“Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, ka shkruar Rama. (r.m.)

Comment

*