Rama për Bularatin: Shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh

Tiranë, 8 nëntor 2018 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me provokimet antishqiptare të ekstremistëve grekë në fshagtin Bularat të Gjirokastrës, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Duke iu përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, i cili i kërkon që shteti shqiptar të ndërhyjë ndaj provokimit të ekstremistëve grekë, Rama ka shkruar se shteti shqiptar “nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh”.

“Nderhy zoti Rama te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb”, shkruan komentuesi.

“Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin ‘greku’, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone ‘shqiptari’! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk ‘flliqet’ nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet”, i përgjigjet Kryeministri Rama.

/Ora News.tv/

Comment

*