Rama përsërit “ofertën” për ndërmjetësim në dialogun për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi

Tiranë, 23 gusht 2020 – Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së, i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Në letrën e firmosur nga Rama dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të jetë kryesuese e ardhshme e OSBE-së, përsëritet edhe një herë oferta për ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi, pas përfshirrjes së vendkit në protesta masive.

“I nderuar zoti President, si kryesuesi i OSBE-së, po ndjekim nga afër situatën e krijuar në Bjellorusi. Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë për të vizituar nga afër Bjellorusinë, që të dëgjojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për sfidat që po kalon vendi. Jemi të gatshëm të zgjerojmë mbështetjen tonë”, thuhet ndër të tjera në letër, citon abcnews.al.

Pas zgjedhjeve të dhunshme në Bjellorusi, vendi u përfshi në protesta e demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, në të cilat e kanë humbur jetën 2 persona dhe janë lënduar mbi 7 mijë të tjerë.

Zgjedhjet që e nxorën fitues Lukashenkon, i cili qeveris prej më shumë se 26 vjetësh, konsiderohen të paligjshme dhe të papranueshme, jo vetëm nga opozita në Bjellorusi, por edhe nga Bashkimi Evropian.

BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim mes opozitës dhe Lukashenkos dështuan pasi Lukashenku nuk pranoi të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u përfshi në këtë çështje dhe propozoi të ndërmjetësojë në dialogun mes presidentit Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya.

SHBA i ka bërë thirrje që Lukashenkos ta pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në krizën e Bjellorurisë.

Edhe BE-ja, ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në krizrën e Bjellorusisë, përmes një deklarate zyrtare të Presdentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Mercel.

(r.m.)

Comment

*