Rama: Renditemi të 45-të ndër 136 ekonomitë botërore

Një raport i publikuar nga “World Economic Forum” për sa i përket Konkurueshmërisë Globale në Udhëtim dhe Turizëm, e rendit vendin tonë në  vendin e 98-të, ndryshe nga viti 2015 ku vendi ynë renditej i  106- ti.

Rama: Renditemi të 45-të ndër 136 ekonomitë botërore
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe ditën e sotme, ku edhe pse vëmendja është përqendruar në seancën parlamentare, në të cilën do të votohet qeveria e re, ai u ka uruar mëngjesin shqiptarëve duke u dhënë edhe lajmin që Shqipëria është rritur në renditjen botërore për sa i përket udhëtimit dhe turizmit.

Rama shkruan në Facebook se raporti i fundit i “World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm”, Shqipëria është rritur me 8  vende në renditje.

Gjithashtu kryeministri ka shkruar se këtë vit vendi ynë renditet i 45- ti ndër ekonomitë botërore të vlerësuara në raport.

Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të World Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera.
Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport.

Shqiptarja.com

Comment

*