Rama: Rruga e Arbrit renditet e para në projektin “1 mld USD”

Kryeministri Edi Rama ka ftuar bizneset dhe bankat të bëhen pjesë e “One Billion Project”, për të investuar në realizimin e projekteve

Ai tha se shpreson që me këtë program të adresohen disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore kombëtare, infrastrukturën e zonave turistike etj.

“Programi është një ftesë për sipërmarrjen dhe bankat që të përfshihen në një proces partneriteti me qeverinë për të bërë të mundur realizmin në një kohë të shpejtë të një numri të konsiderueshëm projektesh dhe duke garantuar nga pikëpamja financiare, financimin sipas afateve të përcaktuara kontraktuale të çdo projekti nga ana e buxhetit të shtetit me një shtrirje të arsyeshme në vite”, tha Rama.

Ai tha se pjesë e programit është dhe rruga e Arbrit për të cilën ka nisur proceudra dhe është projekti i parë që përfshihet në këtë program. Programi bazohet në një listë projektesh të renditura në mënyrë prioritare.

/ Top Channel

###

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin 1 miliard dollarë. Kreu i ekzekutivit sqaroi investimet që do bëhen nga ky projekt që kanë lidhje drejtpërdrejt me publikun, sic janë rruga, shkolla, spitale etj.

Rama tha se pjesë e programit 1 mld dollarësh do të jetë edhe rruga e Arbrit, ndërsa garantoi edhe rritje të punësimit.

Rama: Synojmë që me këtë program të adresojmë disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore nacionale, të adresojmë po ashtu nevojën për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e zonave turistike. Pjesë e këtij programi është edhe rruga e Arbërit për të cilin kanë nisur procedurat.

Synojmë të financojmë përmirësimin e infrastrukturës në zonat me zhvillim intensive bujqësor dhe kur vjen fjala tek arsimi ky program ka një rëndësi themelore, pasi na jep mundësinë që të ndërtojmë.

Infrastruktura shëndetësore ka si gravitet ndërtimin e një spitali ekselence në Fier dhe 10 qendra shëndetësore ekselence.

Dua të nënvizoj faktin se për gjithë këtë proces dhe këtë përfshirje masive të kapitalit privat në mbështetje të një programi për infrastrukturën publike, përsëri qytetarët nuk do të paguajnë asgjë ekstra.

Kemi trashëguar një histori koncesionesh ku për shërbime apo punë në favor të publikut privatët pagueshin nga publiku kësaj ne i kemi dhënë fund. Ky program bazohet në planifikimin buxhetor të Shqipërisë në vite për të garantuar realizimin në një kohë të shpejtë të një numri shumë më të madh projektesh sesa mundëson buxheti.

Kjo bën që për herë të parë të investohen 1 mld dollarë për investime publike dhe duke garantuar që mos kemi asnjë luhatje në planin për uljen e borxhit dhe mbajtja në kontroll të defiçitit.

Vlen të theksohet se në këtë program do të ketë padiskutim një hapësirë të re për një rritje të punësimit. Është një program që do të garantojë punësim pasi bëhet fjalë për qindra kantiere të hapura. Do të sigurojë të ardhura të reja për buxhetin si pasojë e detyrimeve që do të vilen nga këto projekte dhe do të bëjë atë që ne kemi pasur ambicjen e madhe të ditës së parë, të kemi një rritje ekonomike mbi 5%. Një rritje mbi 5% do të ketë një impakt shumë më të ndjeshëm në ekonominë familjare dhe do ti japë një impuls rritjes konsumit.oranews

Comment

*