Rama shpjegon reformën e pensioneve: Skema e kaluar ishte si piramidë (zë)

Nëse reforma e pensioneve do të ishte bërë 20 vjet më parë, shumë pensionistë sot do të përfitonin pensione më të larta është shprehur kryeministri Edi Rama, në takimin e fundvitit me pensionistët

“Nëse reforma do ishte bërë 20 vjet më parë, sot jo vetëm ata që kanë dalë në pension pas reformës, dhe përfitojnë pensione shumë më të larta se tavani i bujshëm 220 mijë lekë, po dhe shumë prej ju që keni dalë në pension para reformës, sot do të fitonit pensione shumë më të larta.

Sepse skema e pensioneve që ne trashëguam, e pareformuar, ishte një skemë që prodhonte çdo vit 450 milionë dollarë deficit.

Që do të thotë se këto para mbuloheshin nga shteti, në vend se të shkonin për investime. Një skemë e formuar në vitin 1993 me logjikën e vitit 1947 që ishte si një skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defiçit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën”, tha Rama.

Kryeministri tha se lufta ndaj informalitetit ka rritur dhe numrin e kontribuesve. “Sot kush del në pension nuk e ka pensionin me tavan. Sot kush del në pension merr një shumë që shkon edhe 400 mijë lekë, për shkak të kontributeve.

Dhe nga ana tjetër e kemi rritur numrin e njerëzve që kontribuojnë në një sasi të pamendueshme për shkak se u kombinua lufta kundër informalitetit me interesin për të kontribuar dhe për të garantuar të nesërmen një pension më të lartë”, vijoi z. Rama.

Ai bëri të ditur se në 9 muajt e parë të reformës janë fituar 100 milionë dollarë. Për më tepër, Rama tha se reforma ka edhe pensionin social, që edhe ata që nuk kanë dhënë kontribut janë përfitues.

/ Top Channel

###

Kryeministri Rama në një takim me pensionistët tha se skema e pensioneve që ata trashëguan ishte si skemë e firmave piramidale.

Rama: Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë që prodhonte cdo vitë 450 mln dollarë defixhit që do të thotë se këto para mbulohedhin nga shteti në vend se të shkonin për investime në spitale shkollat, kopshte, çerdhe rrugë. Një skemë e modeluar në 1993 me logjikën e 1947 kur për herë të parë u krijaur skema e pensionevce që ishte si skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defixhit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën.

Rama dhe se skema e re e pensioneve i jep mundësi atyre pensionistë që nuk kanë paguar kontribute që shteti ti japë pension social.

Rama: Për këdo që vjen në moshën e pensionit pavarësisht se nuk ka dhënë një kontribut shteti jep një pension social. Me skemën e vjetër do të kriojohej një shtresë të moshuarish lyps, sepse mos harrojmë që jo të gjithë këta njerëz kanë fëmijë. Ka dhe pensionistë të vetmuar.  Ku do të gjenin këta ato para për të mbajtur frymën gjallë?! Do të lypnin rrugëve, kështu i kishtë dënuar politika tjetër.

Edhe transfertat në buxhetet familjarë janë rritur 17.7 % falë reformës dhe skemës së pensioneve. Kjo do të thotë që do të shkojmë drejt një skeme pensioni që do të ndikojë në përmirësimin e situatës së financave publike, duke i dhënë mundësi pensionistëve ta përcaktojnë vetë pensionin dhe duke i dhënë mundësi shtetit që të këetë më shumë para për të investuar në çerdhe, kopshte etj.

Në 2015 në rritën pensionet për veterantët e luftës. Ishte premtim i vjetër dhe ne e bëmë realitet e rritëm 15.6%.OraNews

Comment

*