Rama: Xhafaj s’ka pse përgjigjet, as moralisht as ligjërisht

Tiranë, 16 maj 2018 – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se audiopërgjimi i publikuar nga Partia Demokratike është “maskaradë e opozitës me qëllim destabilizimin” dhe se “nuk ka asnjë provë për të implikuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Maskaradë e mirëfilltë destabilizuese, e vënë në skenë për t’i thënë Europës që ky është një vend ku minsitria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës”, ka thënë Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Scoaliste.

Ai ka thënë se mbëmë ka i marrë përgjigjet e analizava nga një laborator shkencor që, sipas tij, “ka vërtetuar se audiopërgjimi nuk është autenik.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer një nga laboratorët më të mëdhenj të botës. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi  përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin. Nuk ka vlerë ligjore konkluzive”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se audioregjistrimi, si i tillë, nuk është provë kompromentuese për ministrin Xhafaj. Ai ka thënë se dikush do të shkojë në burg për audioregjistrimet e publikuara.

“Për audio përgjimin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Por, sot që flasim, ministri i Brendshëm nuk mund të përgjigjet, ligjërisht jo e jo, por as moralisht”, ka theksuar Rama.

Kryeministri shqiptar e ka akuzuar përsëri opozitën se po përpiqet të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Opozita s’po lë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë. Po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë Shqipërinë në këto mera të fundit të një rrugëtimit të gjatë drejt një stacioni historik. Po minojnë dhe hedhin në erë negociatat”, është shprehur ai.

(r.m.)

Comment

*