Ramushi gaboi, por nuk gënjeu!

Arben Rugova

Ne kohen kur Ramush Haradinaj ishte kryeminister ato 100 dite, une isha gazetar i Koha Ditore dhe raportoja edhe per Qeverine!

Askush prej paraardhesve dhe pasardhesve te Haradinajt nuk ka patur me shume respekt per gazetaret.

Sot Ramushi gaboi qe iu drejtua gazetareve ashtu! Nuk genjeu, por pergjithesimet gjithmone jane te gabuara.

E vertete, ka kohe qe parimet e gazetarise jane neperkembur. Umberto Eco desh u “çmend” para vdekjes prej Mediave te Reja!

Gazetari/ja, i/e epokes para e pas Internetit, ne konference per shtyp nuk konstaton, ben pyetje per t’ia transmetuar publikut te verteten.

Ne rastin konkret, gazetarja perfaqesonte nje medium, jo Ambasaden Amerikane, jo interesat e nje grupi apo partie tjeter qe ka interes nga deshtimi i “Qeverisë Haradinaj”.

Nese gazetari/ja ka evoluar aq shume, ben koment, shprehe opinionet e veta apo del me editorial ne emer te mediumit qe perfaqeson.

Gazetari/ja nuk mund te beje pyetjen se “Shtetet e Bashkuara nuk do te mbeshtesin…”, sepse nuk eshte ashtu, nuk thuhet ashtu ne deklaraten e Ambasades Amerikane, nuk…

Gazetari/ja mund ta pyeste kryeministrin se “a pret mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara kur dihet qe Washingtoni zyrtar ka dale me qendrim qe versioni aktual i demarkimit te kufirit me Malin e Zi eshte i drejte dhe Kosova nuk humb toke”!?

Megjithkete, Haradinaj gaboi. Kjo deklarate “ofenduese” i kishte shkuar shume perpara se te behej kryeministër.

Ne gjithe kete “mesele”, eshte nje e vertete: Shumica e mediave, sidomos portalet, financohen, kontrollohen e dirigjohen nga parti, politikane apo grupe interesi te lidhura direkt me politiken.

Haradinaj me siguri e di qe ka shume me shume politikane te pashkolle, te korruptuar e servile sesa qe ka gazetare. E di qe kur te filloje çkapja e shtetit, gjykatave e prokurorise, do te filloje edhe “edukimi” i mediave, gazetaret do te “shkojne ne shkolle” dhe do te kerkojne pergjegjesi per vetveten perpara se te kerkojne per te tjeret!

P.S.
Kolege, e verteta eshte e hidhur! Ne gjithmone jemi nje hap para politikes! Deshperimi dhe inati na kthehet bumerang!

Comment

*