Raporti i “Doing Business”: Shqipëria shënon ngritje, Kosova rënie

Washington, 31 tetor 2018 – Grupi i Bankës Botërore publikoi sot raportin vjetor mbi lehtësinë e të bërit biznes, që rendit 190 vende të globit në bazë të reformave për të përmirësuar klimën e biznesit.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2018 qeveritë kudo në botë vendosën një rekord të ri në përpjekjet për të thyer burokracinë në favor të sektorit privat, duke zbatuar 314 reforma biznesi.

Bie në sy se Maqedonia  trenditet në mesin e vendeve që më së shumti e kanë përmirësuar klimnën e të bërit biznes. Maqedonia sivjet renditet në vendin e 10 në botë përsa u përket reformave, ose një vend më lart se një vit më parë.

Edhe Shqipëria ka shënuar ngritje përsa i përket lehtësimeve të të bërit biznes . Ajo renditet në vendin e 63-të ose dy vende më lart se në vitin paraprak.

Raporti thekson se Shqipëria e bëri më të lehtë zbatimin e kontratave, duke ndryshuar kodin e procedurës civile.

“Ky ndryshim krijon një procedurë të thjeshtuar për trajtimin e ankesave të vogla dhe përcakton standarde kohore për disa procedura të veçanta në gjykata.”

Kosova ka shënuar rënie në raportin e “Doing Businnes”. Sivjet ajo renditet në vendin e 44-të ose 4 vende më poshtë se një vit më parë. (r.m.)

Comment

*