Rashiq: Partnerët qeverisës nuk kanë biseduar me Listën Serbe për ushtrinë

Prishtinë, 20 mars 2017 – Deputeti i Listë Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi dhe njerëzit e skenës politike në Kosovë “duket se e kanë humbur rrugën”.

Rashiq ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) asnjëherë s’kanë biseduar me drejtues e përfaqësues të Listës Serbe për formimin e ushtrisë dhe ka theksuar se po e çudisin zhvillimet dhe deklaratat lidhur me këtë temë.

Ky koment i Rashiqit ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Presidentit Thaçi se ndërkombëtarët mund t’i bindin serbët që të votojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës. (r.m.)

Comment

*