Rastësitë e çuditshme të “Dy Luanëve të Senatit”

John McCain dhe Ted Kennedy, ishin dy veteranët më të njohur ne Senatin Amerikan të epokës sonë.
Njëri Republikan, tjetrit Demokrat, ishin kundërshtarë të vendosur dhe miq të mirë.
Që të dy qendruan në Senat aktivë deri në fund të jetës.
Që të dy vdiqën nga e njëjta sëmundje, i njëjti lloj kanceri në tru, gliobastoma.
Që të dy vdiqën në të njëjtën datë, 25 gusht.
Ted Kennedy iku 9 vite më parë. McCain dje. Njerëz të ndryshme po kujtojnë ngjarmëritë dhe anekdotat mes të dyve dhe drojën se periudha e debatit civil në politikën amerikane po ikën bashkë me këto figura historike. (Ruben Avxhiu)

Comment

*