Razma, një destinacion i lakmueshëm i turizmit malor

Ermira Therqaj

Razma, ekosistemi i larmishëm natyror rrëzë malit të Velecçkut në Malsinë e Madhe, perherë e më shume po bëhet një destinacion i lakmueshëm jo vetem për vizitorët nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe për turistët e huaj. Pozicioni gjeografik, më pak se një ore larg qytetit të Shkodrës dhe rreth dy ore nga aeroporti nderkombëtar “ Nene Tereza” e bëjne Razmen mjaft të frekuentuar në çdo stinë. Në keto ditë vjeshte në ketë zone turistike gjen turistë nga Austria, Republika çeke, Polonia, Gjermania, Italia dhe shume vende tjera europiane. Kjo edhe fale investimeve në fushen e hotelerise ku është rrtitur kapaciteti i shtreterve dhe përmiresuar ndjeshem kushtet e akomodimit. Razma shquhet për klimen kurative si dhe bukurite dhe larminë e peisazhit malor. Bukurit e Razmes janë tërheqese edhe për krijuesit. Artistet e penelit organizojnë në stinë të ndyshme koloni me piktorë nga të gjitha zonat dhe rajoni.
Piktori i njohut Pashk Pervathi thotë: Peisazhet e Razmes zënë një vend të rëndesishem në koleksionin tim . Veçanërisht dimri shpalos pamje epike të Alpeve. Që në kontaktin e parë vizitori gjen resurset e rradha natyrore, por edhe mikpritjen tradicionale te malësoreve dhe prodhimet e njohura bujqësore e blegtorale te zonës.
Mishi në hell apo “ferliku” siç e quajnë malësoret është mbreti i tavolinave. Sipas moshave dhe preferencave, adhuruesit e turizmit malor bëjnë shëtitje në natyrë në ajrin e paster të bjeshkeve, ecje me biçikleta apo kuaj, ngjitje alpine drejt malit të Veleçikut, Qafes së Bardhoit, Drugomirit, Kapës së Brojës, Gropave të Vrrinit, Fushë Zezës etj. Gjithashtu ata joshen nga frutat e egra të stinës si thanat, manaferrat, boronicat apo bimët medicinale.
Të apasionuarit e sportit luajnë futboll, basketboll apo bejnë gara në fushen e blertë që ngjan si një amfiteater natyror rrethuar me kodra të gjelbëruara me pisha. Banoret e zonës dhe komuniteti i biznesit i kanë ruajtur me fanatizem pyjet nga prerjet e paligjshme dhe zjarret, madje kanë mbjelle pemë që i pershtaten klimes dhe terrenit. Njëri prej tyre është Gjergj Pepaj i cili ka shtuar siperfaqen e gjelbëruar rreth bujtines së tij dhe kujdeset vazhdimisht per ujitjen dhe krasitjen e pemëve. Dashuria dhe kujdesi për natyren është në traditen e malësorit – thote ai. Nga pylli kemi siguruar mjetet e jetesës ndër breza si veglat e punës, parmendën, djepin apo veglat muzikore siç është lahuta e famshme që meriton te jetë në mbrojtjen e UNESCO-s.
Ndërtimet respektojnë mjedisin dhe harmonizohen natyrshem me peisazhin malor, pasi ato janë realizuar me dru dhe gurë te gdhendur.
Në Razëm nuk ka munguar as vëmendja institucionale ku vlen të theksohet investimi për ndërtimin e pedonales që është përuruar disa muaj me parë.
Të tjera investime do të orientohen drejt Razmes – thote kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe Tonin Marinaj, por në qendër të vëmendjes mbetet furnizimi me ujë të pishëm. Për këtë qellim po bashkëpunojmë me institucione e donatorë të huaj.
Kapaciteti hotelier është i kufizuar perballë kërkesave në rrtije të turisteve. Natyrisht ia vlen të braktisësh vapen,smogun dhe zhurmen e qyteteve në vere, apo te shijosh ngjyrat e vjeshtës dhe peisazhin dimeror- shprehet ambjentalisti i njohur Mark Rupa, anëtar i keshillit bashkiak dhe qarkut te Shkodrës.
-Nuk dua t’i mbetit hatri as Pranverës, stinës kur harlisen gjelbërimi dhe lulet dhe peisazhi gjallërohet nga sinfonia e zogjvë te bjeshkës,-vazhdon ai me humor.
Marku vjen herë pas here në Razëm për të promovuar turizmin malor përmes tureve të ndryshme apo veprimtarive me karakter informues e shkencor.
Fale pasionit për turizmin malor Eva Sterkaj, administratore e hotel-restorantit Kulla e Artë ka “braktisur” qytetin e Shkodres dhe ka krijuar në Razem një model suksesi.
Kushdo që vjen në këtë zonë turistike largohet me mbresat më të mira dhe deshirën për t’u kthyer përseri.

Piktori Pashk Pervathi me kompozimin DIMER NE ALPE.

Te rinjte ne kuader te nismes te rizbulojme malet tona ,qe mbeshtet nga Ambasada Austriake ne Shqiperi

Te rinjte ne Razem gjate eksplorimit te shpellave.

Comment

*