Reagime ndërkombëtare për tërmetin, ndërkohë që rritet numri i viktimave

NATO, UEFA, Komiteti Amerikano Hebre (AJC) mes organizatave që janë shprehur në publik

 

Gjatë gjithë ditës kanë vijuar deklaratat nga bota në mbështetje dhe solidarizim me Shqipërinë, në kushtet e tronditjes nga tërmeti.
Sipas njoftimeve më të fundit, numri i të vrarëve është ngjitur në 20. Ndërsa mbi 600 janë të lënduar. Është positive që janë shpëtuar 28 vetë nga poshtë rrënojave. Kërkimi vazhdon.
Ndërkohë, NATO, Aleanca e Atlantikut Verior ka deklaruar se ka ulur flamujt e Shqipërisë dhe të Francës në gjysëm-shtizë. Për Francën për shkak të ushtarëve paqeruajtës që kanë humbur jetën në Mali.
NATO është duke monitoruar situatën duke vlerësuar ndihmën që mund të jepet.
Një thirrje solidariteti ka ardhur edhe nga UEFA: Që të gjithë në familjen europiane të tutbollit janë thellësisht të mërzitur nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. I kemi në mendje, familjet dhe miqtë e viktimave dhe të gjithë atyre që janë prekur”.
Për tërmetin është shprehur në rrjetin social Tuitër edhe David Harris, CEO, drejtues ekzekutiv i Komitetit Amerikano Hebre (AJC):. “Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë. Ka lajme për të vrarë, lëndime dhe ndërtesa të rrëzuara e njerëz të mbetur nën rrënoja.
Mendjen e kam te miqtë tanë në Shqipëri, një vend i mrekullueshëm që e vizituam kohët e fundit në korrik.
Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të ofrojë të gjithë ndihmën që nevojitet menjëherë”. (r. a.)

One Response to “Reagime ndërkombëtare për tërmetin, ndërkohë që rritet numri i viktimave”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati says:

    Nuk mund ta “kuptoj flamurin e shovinizmit grek” ne qender te fotos ;ndersa FLAMURI KOMBTAR SHQIPTAR ne nje qoshe??!

Comment

*