Regjisori Budina: Rama rrugaç, mos bëni kalkulime politike, njerëzit do t’i sjellim para kryeministrisë!

Regjisori Robert Budina iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se nga protesta për teatrin do të dalë një lëvizje politike.

Duke e etiketuar Ramën si “rrugaç”, Budina e paralajmëroi se njerëzit do t’ia sjellin përpara kryeministrisë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta.

Robert Budina: Të gjithë ata që nuk veprojnë dhe veprojnë do të japin llogari bashkë me ty zoti rrugaç. Do të dalim në gjithë Shqipërinë dhe do ti sjellim njerëzit para kryeministrisë dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe ju zotërinj nuk keni asnjë mundësi t’i bëni fshehur paktet. Ju i detyroheni popullit tuaj dhe duhet të bëni cdo pak në dritën e kamerave, kur ju shohin të gjithë.

Do ta shohim ku e ke forcën tënde, sepse ju e kryet krimin dhe ne do t’ua zbathim atë jo vetëm në Shqipëri dhe organet e drejtësisë shqiptare, por në Evropë dhe kudo që të mundem. Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër politik nëpër studio se është turp.

Lërini njerëzit të flasin në shesh dhe mos bëni kaluklime politike se nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë, pasi ditën që do bëjmë këtë ne do jemi si gjithë të tjerët, do mbyllemi në studio dhe do marrim votat tuaja ti cojmë në drejtim të paditur. Kërkoni llogari kudo që jeni, më këdo që jeni. Rrini në shesh. Mos pyesni kush vjen.

Ai që vjen duke ndenjur ju në shesh do ketë frikë nga ju. Mos iu shkulni sheshit, protesta nuk është mërzitje, është institucion. Sot ju jeni të gjithë rrugëve, bashkë me mua. Merrni të drejtën tuaj, përplasjani në fytyrë ata që e shtrembërojnë atë. Mos u bindni, ne do ta fitojmë betejën zoti rrugaç. Nuk ke shans të bësh lojë me tempullin e kulturës dhe qytetarisë. Nesër ne do jemi në Shkodër dhe këta zotërinjtë nuk do kenë asnjë shans të fillojnë punimet. Mos guxoni të rrethoni sheshin, zotërinj rrugaç.

/Ora News.tv/

Comment

*