Regjizori nga Kosova sjell në Gjirokastër aktorin e famshëm francez, Gérard Depardieu

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu (Zherar Depardië), ndodhet në Gjirokastër për të xhiruar një film.

Lajmin e jep ish minisrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila në Facebook sjell dhe disa foto me aktorin e famshëm.

Si ka shkruar më parë gazeta “Illyria”, Depardieu do të luajë në filmin “Milosheviçi dhe unë” të regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati. “Gjera të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori, por edhe frymë të ditës” shkruan me këtë rast zonja Kumbaro, nisur nga fakti që Kastrati dhe Depardieu kanë zgjedhur qytetin e gurtë për shesh xhirimi.

Gérard Xavier Marcel Depardieu është një ndër aktorët më të njohur të filmit në botë. Prej viti 1967, ai ka luajtur në më shumë së 170 filma të zhanreve të ndryshme.

Filmi “Unë dhe Millosheviqi” do të ketë në qendër të tij një hero të shpallur aksidentalisht, duke shfrytëzuar rrethanat në të cilat gjendet Kosova.

Skenaristi dhe regjisori Arben Kastrati ka mbledhur rreth vetes një kastë të njohur aktorësh si dhe profesionistë të fushës së kinematografisë, për realizimin e filmit.

Në mesin e tyre është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer. Ajo do të luajë rolin e një gazetarje, e cila ballafaqohet me vështirëse i dhe rreziqe të jashtmëzakonshme gjatë raportimit të saj për luftën.

Ky rol i ka pëlqyer shumë aktores franceze, që në momentin që e ka lexuar skenarin dhe thuhet se ka pranuar të realizojë xhirimet edhe në Kosovë.

Filmi është një produksion në mes të Francës, Maqedonisë dhe Kosovës. Ai sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Ndërkohë Depardieu mori sot zyrtarisht “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës. (r.a.)

Arben Kastrati dhe Gerard Depardieu

Depardieu dhe aktori shqiptar Mevlan Shanaj.

Comment

*