Remitencat në Kosovës arritën në 759.2 milionë euro

Prishtinë, 26 prill 2018 – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se remitencat përbëjnë të hyrat kryesore në Kosovës nga të ardhurat dytësore. Gjatë vitit 2017, ato ishin 759.2 milionë euro, shumë kjo për përbën 19 për qind rritje vjetore.

“Të gjithë tremujorët e vitit 2017 janë karakterizuar me rritje të theksuar të remitencave, ndërsa vetëm në Tremujorin e katërt remitencat e pranuara në Kosovë arritën në 205.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 19.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Rritja e remitencave mund t’i atribuohet rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe në Zvicër, duke qenë se pjesa më e madhe e remitencave që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe nga Zvicra. Remitancat që pranohen nga Gjermania përbëjnë 38 për qind, ndërsa ato nga Zvicra përbëjnë 22.2 për qind të remitencave të përgjithshme.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të. Tremitencat e pranuara nga atje përbëjnë 6.8 përqind të të gjitha remitencave të pranuara në Kosovë. (r.m.)

Comment

*