Reportazhi nga Kraja: Udhëtim nëpër trojet shqiptare

Kraja – në një udhëtim qe e pershkruam 25 kilometra te gjithe luginen e bukur me ato 8 fshatra njeri më i bukur se tjetri : Arbneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani.

 

Beqir SINA

KRAJA : Vizitorë nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare për rreth , dhe shumica mërgimtarët nga Europa, SHBA, Kanadaja, po vizitojnë për çdo ditë Anen e Malit, Ulqinin dhe Krajën, ku u ndodhëm edhe ne keto dite të asaj që e kam titulluar : “”Reportazhi Udhtiëm nëpërTrojet Shqiptare “”

Çdo vit, sidomos në këtë sesion tregojne vet keta banore, Kraja, Ana e Malit, Uqini, Malësia e Madhe, Plava e Gucia, të cilat kan mbetur qysh me kufirin londinez nën Malin e Zi, janë bër si te thuash edhe ne ate qe quhet tani industria turistike, me destinacionet dhe me numërin e vizitorve më të lartë në të gjitha këto zona.

Një statistik tursitike, e nje anxhesie ketu ne Ulqin, na tha se vetëm me fillimin e këtij sesioni turistik, pra me 1 Korrik kur edhe nisi ky sesion i cili ka nisur i mbare, thanë axhentet turisitik shqiptar: “Rreth 90.000 njerëz, kanë udhëtuar vetëm per 10 diteshin e pare në Anën e Malit, Ulqinin, Malësin e Madhe, Plavë e Guci, te cilat jane perlat dhe vende magjike, për të kaluar kohën e pushimeve me familjet dhe të dashurit e tyre, ne keto dite te nxehta vere.

Një nga destinacionet më popullor, dhe qe gumezhon me te vertet keto dite, sidomos, nga bashkevendasit e tyre, nga Europa dhe Amerika e larget, është Kraja, me një shtrirje kjo e gjatë 25 kilometra, dhe nje popullsi 99 përqind shqiptare, me 8 fshatra te shquara keto, sidomos për shkak të ngjarjeve të veçanta kombëtare të cdo fshati te kesaj ane.

Te shtunën 7 Korrik 2017, me producentin e talentuar dhe mjaft puntor nga Amerika, Skender Pali, i Televizionit AA News TV New York, dhe dy kameromanët e tij, dy femijet Agronin dhe Arbenin, ishim ne Kraj – në një udhëtim qe e pershkruam atë për 25 kilometra te gjithe luginen e bukur, me ato 8 fshatra njeri ma i bukur se tjetri : Arbneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani.

Kraja eshte e legjendave, ajo eshte pjese e historise se kombit shqiptar, e dalluar per patriotizmin ,trimerine , bujarine dhe mike pritjen e madhe shqiptare.

Kraja eshte e fashme per prodhimin e Geshtenjave, Shegve, Fiqve, Duhanit, kultivimin e Bletve, mbajtjen e Blegtoris, dhe frekuentimin e Liqenit të Shkodrës,

Kraja, nisë nga “Shtegu i Vashes” si më tha një bashkombasi ynë në Nju Jork, Xhevat Kraja – Markashi, e cila e ka marr këtë emer:” kur një vajzë Krajane, për të ikur nga perdhunimi i një ushtari Turk, që donte t’a përdhunonte, shkon e hidhet prej asaj lartësie dhe e mbyt vetin, që t’a ruaj nderën e saj”, dhe vazhdon deri në fundin e kesaj lugine ne Shestanin, pika më e fundit e njohur kjo me librin e parë të shkruar shqip, Meshari i Gjon Buzukut.

Gjatë këtyre ditëve miqt e mi nga Nju Jorku, kuptohet me këtë rast Krajanët, më sygjeronin ;” Në se nuk viziton Krajën nuk ke parë asgjë në ato treva të magjishme shqiptare”.

Dhe, natyrishtë ashtu ishte me te vertet, nuk ngela aspak i zhgenjyer, per te pasur edhe një nxitje plus për t’a vizituar Krajën, te cilen e kam nga miqt e mi krajan : Shoqata Atdhetare “Kraja”, e cila eshte me seli në Staten Island – New York, shoqatë, e cila, është jo qeveritare dhe jo përfituese(NGO), në SHBA, te cilet për Krajën dhe familjet e tyre kanë bërë shumë dhe vazhdojne te mos e harrojne kurr vendlindjen e tyre qe e duan aq shume.

Dhe, me kete rast nuk mundem të kaloi pa permendur te pakten aksionet e tyre më të fundit si ai kuri :’ Përfundon aksioni humanitar, ndihma per shtepine per familjen e Brahim Alise nga lagja Lekperaj i cili eshte njoftuar me pare se i ka marr çelsat e shtëpisë së re.

Një ndër ndimhat qe eshte ndier me te vertet ka qenë edhe miratimi i bursave për studentat/tet nga treva e Krajës.Shoqata “Kraja” në New York, eshte ajo qe per bashekvendasit e tyre shpërndau këtë vit bursat për studentët nga Kraja.

Ajo gjatë mbledhjes së parë të këtij viti, Këshillit i Shoqatës “Kraja”, tha se ka miratuar edhe një sërë pikash, të parashikuara në aksionet e ndihmave te tyre per Krajen.

Gjithashtu, Shoqata Kraja në Nju Jork, per te gjitha keto ka falemenderuar te gjithe ata donator zemërbardh sidomos ata nga Kraja, por duke mos lënë anash edhe donatorët nga viset tjera,shqiptare ne Amerike, posaçërisht bashkevendasit e tyre nga Ana e Malit, shuma e të hollave të mledhura për aksion e ngritjes se nji qendre kulturore dhe multi funksionale ne Kraj me ndihmat e bashkeatdhetareve, tuhet ne faqen e tyre te interrnetit se ka mbërrit në 19200 dollar amerikan, çka e bije te këtë aksion shumë afër qellimit prej 250.000 dollar aq sa ata i kan vetes detyre per ti mbledhur nga SHBA.

Mbasi, Kraja, ka qenë ashtu si të gjitha këto treva e gjitha shqiptare, qendra disa prej ngjarjeve te medha historike, sidomos ne perballjet e tyre me sundimin ootoman, dhe ate te sundimit komunist serbo sllav – ajo dallohet per historine e saj.

Ajo historikisht shquhet për lidhjen e saj të natyrshme të Krajës me Shkodrën, ku sipas studiuesve këtë e dëshmon edhe vet emërtimi Kraja e Shkodrës, si dhe prania e shumë fiseve të mëdha në qytetin e Shkodrës që kanë këtë mbiemër.

Edhe, Fadil Kraja, më shkruante kolegu im nga Shkodra, gazetari i talentaura Ramazan Ceka, është nga Kraja…….

Ky emërtim thuhet se është kuptimplotë sikur emërtimi Liqeni i Shkodrës, Malësia e Shkodrës etj.

Simbas historisë edhe Krajl Nikolla e quajti Kraja e Shkodrës (Skadarska Krajina), por menjëherë pas aneksimit të saj nga Malii Zi e pagëzoi Kraja e Malit të Zi (Crnogorska Krajina).

Kraja dhe Shkodra kanë lidhje aq të shumta dhe të fuqishme (gjeografike, demografike, ekonomike, historike, kulturore, farefisnore etj) saqë realisht përbëjnë një tërësi unike, të ndarë padrejtësisht. Sikur fshati Skje i Krajës të kishte lidhje me rrugë automobilistike me Zogajt e Shkodrës, disa fshatra të Krajës do të mund të konsideroheshin pjesë e paralagjeve të Shkodrës

Disa të dhëna interesante për Krajën, nga Google…..

Rrethet e Krajes

Bashkesia lokale e Krajes perbehet nga tetë rethe: Armneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani. Bashkesia lokale e Ostrosit sa i perket popullsis sipas nje regjistrimi te vitit 2003 jane 1962 banor qe ende jetojn ne Kraje. Bashkia lokale e Krajes i perket komunes se Tivarit. Ai kufizohet me komunen e Podgoricën, komunen e Tivarin, me Ana Malit, me Shqiperin dhe me Liqenin e Shkodrës.

Fshatrat e Krajës

Bashkia lokale e Krajes me fshatrat:Lekperij, Kovaçej, Dodaj, Priftij, Gjecbritij, Gjenciq, Maxhurej, Hutij, Lubanijt, Peraj, Demirijt, Bolejt, Vuçkij, Curajt nelt, Berjashij, Gjenashej, Markashij, Cukaj, Perashij, Curij pasht, Hardajt, Kanaqi, Veliqi, Gjyrjani, Sjerci, Ramushje, Kacaj, Runji, Likaj, Hajdarijt, Lihari, Durakij, Aruçij, Tafajt, Subashij, Blaca, Kaleci, Syrliq, Bardhij, Çobaj, Millajt, Dragoviq,Madgueshi, Brisku pasht, Brisku nelt, Liarja.
Burimet natyrore te Bashkesise Lokale te Krajes

Liqeni i Shkodrës është shpallur park nacional ne vitin 1983. Ka siperfaqen 370-530 km2 që mvaret nga niveli i ujit. Paraqet liqenin më të madh ne Ballkan. Thellësia mesatare e liqenit është 7m, pervec ne syne. Syni më i thel është Radusha mbi 60m. 2/3 e siperfaqes i takon Republikes se Malit te Zi, kurse 1/3 Republikes se Shqiperis.

Bota bimore e liqenit eshte e shumllojeshme. Pjesa jugore e liqenit eshte guror dhe ka disa ujedhesa ku rritet lari, shega e eger etj.
Vegjetacioni ujor eshte poashtu i shumellojshem. Kacirami rritet vetem ne Liqenin e Shkodres. Nen siperfaqen e ujit rritet leshteriku dhe lemushki.

Liqeni eshte i populluar te shumta dhe eshte strehimi per 271 lloj zogjsh, sidomos gjat dimrit. Ne Liqenin e Shkodres jetojnë 48 lloj peshqish.

Rumija ështe një nder malet me te medha ne Republikën e Malit te Zi. Lartesia e malit eshte 1959 m.

Gjeografi

Lartesia e maleve:
Rumija -1959m
Mali Gjan – 1323m
Llakfica – 679m
Çaçeva – 360m

Lartesi e retheve mbi nivelin e detit:

Armnesh – 302m
Skjeja – 109m
Ostrosi madh – 279m
Ostrosi vogel – 240m
Martiqi – 174m
Boboshti – 48m
Keshtenja – 245m
Ftjani – 505m

 

 

Comment

*