Revista e Seminarit Albanologjik fiton statusin e revistës shkencore ndërkombëtare

Prishtinë, 13 shtator 2017 – Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur se revista e këtij seminari e ka fituar të drejtën e përfshirjes në platformën e revistave shkencore ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kjo është bërë e mundur “falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores së seminarit nga Tirana, Aljula Jubani.

Drejtori i Seminarit, Paçarizi, në statusin e tij shkruan:

 

“Të dashur miq

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t’u përfshirë në platformat e revistave shkencore ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores nga Tirana, profesoreshës Aljula Jubani”.i

(r.m.)

Comment

*