Revista gjermane “Bunte” realizon intervistë ekskluzive me Flora Suldashin

Krijueses së mirënjohur Flora Suldashi, gjatë këtyre ditëve prestigjiozja gjermane BUNTE.DE, i ka dhënë një rëndësi të madhe me një intervistës. Intervista është botuar në rubrikën ROYALS, si kryeshkrim, për punën e saj si kreatore e modës, brendin e saj “Flora S” , bashkëpunimin e saj me Princeshën Elia dhe përshtypjet e saj nga dasma mbretërore.

Intervistë kjo e cila vjen pas lindjes se Princeshës Geraldiné, për lindjen e të cilës raportuan shumë media të huaja prestigjioze dhe mbretërore.

Në fillim përshkruhet bashkëpunimi shumëvjeçar i Florës nga Hamburgu, me korporatën “Miss Germany”, dhe sfilatat e brendit të saj “Flora S”, në javën e modës ne Berlin, pastaj për bashkëpunimin me Princeshën Elia Zaharia Zogu.

Nder te tjerat, BUNTE, rëndësi të veçantë i ka kushtuar dy vijave të bukura paralele, duke cituar se si fustani i dasmës i krijuar nga Flora Suldashi, bashkoi në një pikë të dy princeshat Kate Middeltonn dhe Elia Zaharia Zogu.

Pëlhura e veshjes së dasmës Elias erdhi nga e njëjta fabrikë si veshja e dasmës së Kate Middleton!

Sigurisht, një ngjarje e tillë mbretërore ka gjithashtu shumë punë: “Dasma ishte planifikuar shumë mirë paraprakisht dhe natyrisht pamja e Princeshës së Kurorës ishte në plan të parë”, thotë Flora. “Ne kemi hedhur shumë mendime në hartimin e veshjes sepse kemi dashur të pasqyrojmë stilin e veçantë dhe elegant të monarkisë në të. Veshja duhej të ishte perfekte, me elegancë mbretërore, e përshtatshme për rastin, në të njëjtën kohë e përjetshme dhe moderne dhe te reflektonte identitetin e Princeshës.

Tutje në këtë intervistë kreatorja e modës ka shtuar se: “Mjaft sfidë! Dhe diçka tjetër ishte shumë e rëndësishme gjatë hartimit të veshjes -fustanit te dasmës, të cilën nusja duhej ta vishte edhe jashtë për foto me mysafirët. Ne zgjodhëm një material të rëndë në mënyrë që veshja të mos ngrihej rastësisht nga erëra”.

“Veshja përbëhej nga dy pjesë. Mëndafshi i pjesës së poshtme erdhi nga fabrika e Londrës, e cila tashmë kishte furnizuar materialin për fustanin e mëndafshtë paraprak ngjyrë të gjelbër qiellore, të cilin Flora e kishte krijuar për Princeshën Elia ),ndërsa tani mëndafsh ngjyrë perle për fustanin e dasmës- dhe ndër të tjera edhe pëlhurat për martesën e dukeshës Kate (38, lindur Kate Middleton) dhe Princit William (38) ishin nga e njëjta fabrikë. Pjesa e sipërme ishte bërë nga dantella nga Gjermania”, shkruan BUNTE.

 

Comment

*