Kthehen në “familjen” Kombëtare, Taulant Xhaka, Cikalleshi e Lenjani, vjen i riu Ndoj

Kombëtarja e Shqiptarëve do të përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese të botërorit “Rusi 2018” kundër Spanjës dhe Italisë

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë,

respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor.

Sikundër edhe në ndeshjet e mëparëshme, trajneri Kristian Panuçi (Christian Panucci) ka vendosur të zbardhë listën disa ditë përpara nisjes së grumbullimit, dhe daljes publike për mediat, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Për këto dy ndeshje Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli.

Për dy takimet zyrtare eleminatore me Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor) do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.

Spikat edhe ardhja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji.

Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë në hotel “Tropikal, një një kohë që trajneri i skuadrës do të dalë përpara mediave për këto dy ndeshje të radhës, duke iu përgjigjur interesit të medias, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Comment

*